Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili ndodhet në gjendje të r ëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.
Mësohet se Bujar Qamili po kurohet te Spitali Infektiv në Tiranë, por gjendja shëndetësore e tij është përk eqësuar ditët e fundit.
Advertisements
Këngëtari ndodhet aktualisht në terapi intensive, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të Infektivit,
Ky ishte lajmi i publikuar rreth mesdites nga mediat me serioze ne Shqiperi, por fatmiresisht pas nje komunikimi te televizionit ABC news kemi keto informacione”
Por në fakt Qamili gëzon shëndet të mirë dhe siç tregon miku i tij “është si kokrra e mollës.
Advertisements
Abcnews.al kontaktoi me një nga miqtë e tij, Ramazan Çeka i njohur për tekstet e disa këngëve. Çeka u shpreh se Bujar Qamili rreth një muaj më parë iku në Itali për të rinovuar dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje ka pasur një krizë në veshka. Por pas kurimit ndodhet në gjendje shumë të mirë.
“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, ma shtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë. Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë” tha Çeka, i irrituar nga lajmet që po qarkullojnë.