Home Lajme Kryeministri publikon pa leje fotografitë e fëmijëve të, pedagogu Arlind Qorri i kthehet Ramës: Pa grimë etike…(Foto)

Kryeministri publikon pa leje fotografitë e fëmijëve të, pedagogu Arlind Qorri i kthehet Ramës: Pa grimë etike…(Foto)

0
Kryeministri publikon pa leje fotografitë e fëmijëve të, pedagogu Arlind Qorri i kthehet Ramës: Pa grimë etike…(Foto)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale, fotot e dy fëmijëve teksa pozonin tek pema e Krishtlindjeve, e vendosur në qendër të sheshit “Skënderbe”. Krahas fotos së dy vogëluueshëve që përqafojnë njëri-tjetrin, numri një i qeverisë u bën thirrje të gjithëve që të qëndrojnë brenda dhe të respektojnë masat anti-COVID.

Pak pas publikimit të fotot, ka reaguar edhe babai i dy të miturve, pedagogu Arlind Qorri, i cili është shprehur i revoltuar që kreu i qeverisë u ka prishur privatësinë fëmijëve të tij, kur vetë ai kujdeset që të mos i ekspozojë kurrë fëmijët në rrjetet e tij sociale.

Advertisements

“Për të ruajtur njëfarë privatësie dhe për të mos hedhur grepin e lehtë të gjuajtjes së pëlqimeve në rrjetet sociale, deri më sot nuk kam postuar asnjë foto të fëmijëve të mi. Po ç’të shoh?! Sonte – pa kërkuar leje dhe pa grimë etike – imazhin e tyre e ka përdorur për propagandë ai që nuk ndalet përpara asgjëje. Amla dhe Blini, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, janë fëmijë të bukur. Por nuk është më e tillë Shqipëria që Edi Rama dhe sëra e tij e kanë përçudnuar si mos më keq,”-shkruan Qorri.

Advertisements

Edhe pse babai i fëmijëve ka reaguar ashpër ndaj fotos, sërish ajo vijon dhe qëndron në profilin e kryeministrit Rama.

Fotoja e publikuar nga Rama, e bluruar

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP