
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se nesër pritet që BE të zyrtarizojë kontratën me kompaninë farmaceutike “Moderna” për të siguruar vaksinat anti-Covid.
“Nesër do të aprovojmë një kontratë të 6-të për deri në 160 milion doza të moderna_tx. Ne jemi duke ndërtuar një nga portofolet më të plotë të vaksinave anti COVID19, të sigurta dhe efektive që të mund të na ndihmojnë t’i japim fund pandemisë”, shkruan Ursula von der Leyen në një postim në Tëitter.
Advertisements
Kompania më parë njoftoi se efektiviteti i vaksinës është 94.5 për qind. Ndërsa Bashkimi Europian ka negociuar për të marrë vaksinën e Modernës që prej muajit Korrik.
Advertisements
Çmimi i kësaj vaksine do të jetë thuajse i njëjtë me atë të gripit, midis 8 deri në 40 euro, kosto që konsiderohet e përballueshme për këdo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!