Home Showbiz Me veshje mbi 50 mijë euro, modelja shqiptare nuk kursehet aspak për t’u dukur bukur (Foto)

Me veshje mbi 50 mijë euro, modelja shqiptare nuk kursehet aspak për t’u dukur bukur (Foto)

0
Me veshje mbi 50 mijë euro, modelja shqiptare nuk kursehet aspak për t’u dukur bukur (Foto)

Në prag dimri, Agnesa Vuthaj na prezantoi me një kombinim të përsosur për stinën.

E zeza, një ngjyrë modeste e shumë elegante, dominon në veshjen e saj dhe aksesorët që ka zgjedhur.

Advertisements

Palltoja e zezë me një rrip që definon belin dhe mëngët e përvjela për të shfaqur astarin e stampuar me logon e shtëpisë luksoze, “Louis Vuitton” shitet në çmimin prej 3,600 eurosh, sipas llogarisë në Instagram, “@what.they.wearin”.

Advertisements

Syzet, një model aspak tradicional janë nga Linda Farroë që kushtojnë rreth 1,100 euro.

Bilancin e çmimit që kap e gjithë veshja, e rritë më shumë edhe çanta super-luksoze nga shtëpia e modës së lartë dhe shumë ekskluzive Hermes. Një çantë e tillë kushton 36,500 euro.

Natyrisht, veshja e saj nuk do të ishte aspak e kompletuar edhe pa orën e saj Rolex të cilën e kemi parë shpesh në kyçin e dorës së saj, Modeli i orës është “Lady DateJust 28” që kap çmimin e 10,300 eurove.

Në tërësi, i gjithë kombinimi i saj monogram që theksohet nga shkëlqimi i aksesorëve të saj kalon shifrën e 50 mijë eurove.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP