Zlatan Ibrahimovic është një lider i vërtetë në ekipin e Milanit, si brenda edhe jashtë fushës.

Shumë lojtarë janë habitur me mënyrën e lojës së tij dhe dëshirën për të fituar, edhe pse së fundmi festoi 39 vjetorin e lindjes. Kur bëhet fjalë për punën, suedezi është jashtëzakonisht i përkushtuar dhe serioz, por jashtë fushe di të jetë edhe argëtues.

Advertisements

Ai ka vendosur të gëzojë shokët e ekipit, duke vendosur t’iu blejë nga një dhuratë të gjithëve, pas grumbullimit në kombëtare. Mediat në Itali shkruajnë se Ibra bleu nga një Play Station 5 për secilin lojtar të Milanit, i cili sapo ka dalë shitje. Shumica e tyre këtë gjë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements