Modelja shkruan në fund të postimit “e huazuar”, por vallë ky postim me shumë domethënie dhe neveri për ata që gënjejn dhe shtiren i drejtohet dikujt.

TIRANË– Modelja Adrola Dushi ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë duke ‘shpërthyer’ ndaj njerëzve gënjeshtarë.

Advertisements

Në një status në Instastory Adrola shkruan se për njerëzit që genjejnë ndjen keqardhje duke i pare në sy. Modelja shkruan në fund të postimit “e huazuar”, por vallë ky postim me shumë domethënie dhe neveri për ata që gënjejn dhe shtiren i drejtohet dikujt.

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë.

Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz.

Advertisements

Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”,- shkruhet në postimin e Adrolës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP