Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden është përlotur gjatë një takimi virtual me mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet ku trajtohen të infektuarit me COVID.

Teksa dëgjonte rrëfimin e infermieres Mary Turner, Biden është shfaqur i përlotur, ndërsa më pas ka marrë fjalën dhe i tha infermieres se e ka emocionuar, duke treguar se kaloi disa muaj në njësitë e Kujdesit Intensiv, kur djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit.

Advertisements

Infermierja Turner foli në lidhje me ankthin e infermierëve pasi rastet e infektimeve po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP