Elseid Hysaj duket se është larg Napolit! Agjenti i tij, Mario Giuffredi, duket se është lodhur nga një situatë e tillë. Ai beson se shkodrani do të largohet në verë, pasi nuk ka ende rinovim mes palëve.

Bisedimet nuk po ecin mirë dhe e ardhmja e shqiptarit është kthyer në një telenovelë të vërtetë. “Kam dy vite që i shkoj pas Napolit për rinovimin. Jam lodhur dhe tani është e drejtë të shqyrtoj ofertat që kanë ardhur në drejtim të lojtarit”, – tha Giuffredi.

Advertisements

26-vjeçari mund të largohet si futbollist i lirë dhe kjo do të kishte një dëm të madh ekonomik për italianët. Gattuso po e aktivizion Hysajn si titullar. Shkodrani po luan si titullar i mbrojtjes në krahun e majtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements