Home Lajme Erdogan për vaksinën COVID: Atë që do prodhojë Turqia, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

Erdogan për vaksinën COVID: Atë që do prodhojë Turqia, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

0
Erdogan për vaksinën COVID: Atë që do prodhojë Turqia, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një video-konferencë në samitin G20 ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar kështu pandeminë e koronavirusit.

Ai është drejtuar të gjithë pjesmarrësve në samit duke thënë se Covid-19 vazhdon të kërcënojë mbarë botën.

Advertisements

Sipas tij vendet ekonomikisht të dobëta janë lënë të vetmuara në këtë ‘luftë’.

Advertisements

Ndër të tjera ai tha se vaksina që po prodhon Turqia do të jetë e disponueshme për të gjithë njerzimin.

“Por, këtu ka një pikë që duhet adresuar. Vaksinat e zhvilluara duhet të jenë në dispozicion dhe pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese. Në këtë kontekst, platforma G20 duhet të zhvillojë dhe menaxhojë mekanizmat për të siguruar një qasje të drejtë ndaj vaksinave për të gjithë. Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, në njërën prej të cilave kemi filluar testimin tek njerëzit, vepron me këtë kuptim. Vaksinën të cilën do ta prodhojë Turqia, do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin”, tha Erdogan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP