Inspektoriati Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur në mënyrë të pjesshme Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, si pasojë e infektimeve të shumta në këtë institucion. Gjithashtu burime për Faxweb bëjnë me dija se janë mbyllur gjithaashtu 3 fasonëri, dy prej të cilave në Përmet dhe njëra në Gjirokastër.

Situata e pandemisë vijon të jetë tepër shqetësuese në të gjithë qarkun në jug të vendit, ku virusi është përhapur ndjeshëm dhe në spitalin Rajonal, por edhe ata lokal.

Advertisements

Një infermier dhe një sanitare kanë rezultuar pozitiv në Spitalin Rajonal ‘Omer Nishani’, duke sjellë dhe mbylljen e pjesshme të disa zyrave në këtë institucion.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se janë gjobitur me një shumë prej 7 milionë lekësh të vjetra 2 qytetarë, të cilët kishin thyer karantinimin.

Gjirokastra është shndërruar në një vatër të nxehtë të Covidit, ku rezultojnë rreth 406 raste aktive.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP