
Kufizime të tjera do të merren pas përfundimit të karantinës më 2 dhjetor në Angli.
“Plani dimëror Covid” i Johnson do të paraqitet ditën e nesërme përpara deputetëve dhe do të konsistojë në përshkrimin e masave të reja shtrënguese për parandalimin e infektimeve në vend. Në këtë plan do të diskutohet në lidhje me festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nëse do të këtë lehtësime apo shtrëngime në masa.
Advertisements
Mirëpo deri më tani thuhet se deri në katër familje mund të lejohen të takohen së bashku gjatë periudhës festive muajin tjetër. Kjo i shpëton disi festimet e Krishtlindjeve për anglezët.
Advertisements
Sipas ‘The Sun’ familjet mund të takohen dhe të udhëtojnë për të parë të dashurit e tyre, përfshirë kalimin e kufijve.
Vendimi do të merret nëser nga kryeministri Boris Johnson!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!