Sikorsky-Boeing SB-1 Defiant, përfaqëson gjeneratën e re të helikopterëve ushtarakë të SHBA, dhe pritet të zëvendësojë klasikët e fushëbetejës UH-60 Black Hawk e Apache që janë ende në shërbim.

Pentagoni publikoi një video të mjetit të ri Sikorsky-Boeing SB-1 me dy helika, për të cilin thotë se arrin shpejtësi dhe aftësi të reja manovrimi në fluturim.

Në pamje helikopteri i ri shihet që arrin shpejtësinë 232 nyje ajrore (266 milje në orë) në zbritje, dhe 211 nyje (243 milje në orë) në nivel horizontal.

Sikorsky është pjesë e prodhuesve ameriakne të mjeteve ajrore Lockheed Martin, dhe sjell modelin e ri si pjesë e programit të mjeteve multi-rol të integrimit të teknologjisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP