Një djalosh nga Utah në SHBA provoi përballjen e tme rrshme me një familje kugarësh, të njohur si “luanë të malit”, nëna e të cilëve e ndoqi për gjashtë minuta. Megjithë frikën, ai regjistroi mak thin në një video 6-minutëshe që është bërë virale në rrjet.

26 vjeçari Kyle Burgess, kishte dalë për vrap pranë shtëpisë së tij në kenionin Slate pranë qytezës Provo, kur pa grupin e këlyshëve të egër.

Duke besuar se ishin këlyshë riqebulli, të cilët shihen shpesh në zonë, ai nisi t’i regjistronte ata me celular, por momente më vonë shfaqet nëna e tyre dhe djali kupton që ishin luanë mali, pasi nëna e tyre protektive u sul me vrull drejt tij.

Tmerri i tij është i qartë nga zhurmat e videos ku djali i ulëret kugarit që e ndjek përgjatë rrugës me pemë.

“Qenke i mirë!” dëgjohet që thotë Burgess teksa nëna e këlyshëve vazhdon ta ndjekë. “Qenke maçok i mirë. … Ngadalë ngadalë .. hajde.”

Pas rreth tre minutash të pamjeve, kugari nis të bëhet më agresiv dhe nis të hungërijë e të tregojë dhëmbët kërcënueshëm.

“OK, ndoshta tani do të vdes,” dëgjohet që thotë djali. “Hë pra tani mos bëj kështu, nuk dua të vdes sot”,i thotë ai kafshes.

Burgess nis t’ia kthejë ulërimat kafshës së egër, teksa vazhdon ngadalë të sprapset.

Pas rreth 6 minutash që ndiqet nga kugari i egër, Burgess ulet shpejt për të kapur një gur ne toke dhe e lëshon ndaj kafshës duke e trembur, dhe këtu luani i malit kthehet prapa për te këlyshët e saj.

Por megjithë emocionet e panikut Burgess thotë më pas se ishte i shtangur nga bukuria e nënës mbrojtëse, megjithë forcën dhe egërsinë e saj.

Për fat shëtitësi i ri shpëtoi pa asnjë gërvishtje nga përballja.

Video e tij e ka bërë Burgess qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, ku kryesisht është vlerësuar për veprimin e tij dhe reagimin e matur./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP