Dua t’iu them një gjë, më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me ditë dhe me muaj…”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një video, ku profesoresha Najada Çobo shpjegon se përse mbajtja e maskës në ambientet e jashtme është i nevojshëm.

Çomo shprehet se është më mirë që qytetarët të mbajnë një maskë jashtë, sesa të mbajnë maskë oksigjeni për javë e muaj me radhë.

“Sigurisht që mbajtja e maskës në ambiente të jashtme ul mundësinë e infeksionit bashkuar me distancimin fizik dhe ul mundësinë e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.

Duke mbajtur maskën ulet numri i personave të infektuar dhe numri i personave të shtruar në spital.

Dua t’iu them një gjë, më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me ditë dhe me muaj.

Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga infeksioni Covid”, shprehet Najada Çomo

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu: ZëriEkspertit, Pse duhet mbajtur maska edhe në ambientet e jashtme? Përgjigjet nga prof. Najada Çomo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP