Pasuria totale e 50 amerikanëve më të pasur në SHBA është e barabartë me pasuritë e 165 milion njerëzve, që është pothuajse gjysma e popullsisë së vendit.

Sipas një lajmi në Bloomberg të bazuar në të dhënat nga Rezerva Federale e SHBA-së, në gjysmën e parë të vitit 2020, shpërndarja e pasurisë në vend ka treguar një pabarazi të madhe.

Sipas lajmit, pasuria totale e 1 përqindëshit më të pasur të amerikanëve është 34,2 trilionë dollarë dhe pasuria totale e 50 përqindëshit më të varfër është 2,08 trilionë dollarë.

Lajmi thekson se pasuria e përgjithshme e 50 njerëzve më të pasur në vend korrespondon me atë të 165 milionë njerëzve, që është gjysma e popullsisë së vendit, dhe se 50 njerëz të pasur kanë rritur pasurinë e tyre me 339 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit 2020.

Siç thuhet më tej, pandemia COVID-19 ka varfëruar segmente të mëdha dhe ka shpërblyer në mënyrë disproporcionale një klasë të vogël miliarderësh.

Në një raport të botuar dje nga kompania hulumtimit të pasurive Wealth-X, thuhet se amerikanët e veriut më të pasur me pasuri prej të paktën 30 milionë dollarëve, kanë rifituar pjesën më të madhe të pasurive së tyre të kohës para pandemisë.

Gjithashtu theksohet pasuria kolektive neto e njerëzve të pasur në fjalë u rrit me 37 për qind nga fundi i marsit deri në fund të gushtit, duke arritur në afërsisht 12,5 trilionë dollarë.

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP