Një çift me një diferencë moshe prej 40 vjetësh, refuzojnë që numrat t’i ndajnë, edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se janë babë e bijë.

Bernd Hasenbank, 72 vjeç dhe Julia Straus, 31 vjeç, u takuan në një seminar në prill 2019 dhe, duke përjashtuar një ndarje të shkurtër dy-mujore, kanë qenë të bashkë që prej asaj kohe, sipas “The Sun”.

Çifti, i cili jeton në Frankfurt am Main, kanë qenë më parë në marrëdhënie afatgjata. Bernd ka tre fëmijë me dy gra të ndryshme nga romancat e mëparshme, dy prej të cilave nuk janë shumë më të mëdha se Julia.

Sidoqoftë, pasi u takuan vitin e kaluar dyshja nuk mund të “ngopen” me njëri-tjetrin. Julia e konsideron burrin e saj një “dashnor të mrekullueshëm”.

“Ne u njohëm në një seminar në prill 2019. Disa vjet më parë, kisha këtë ndjenjë se do të takoja një burrë në të 70-at dhe do të kisha një lidhje shumë të fortë.

Gjatë seminarit, pashë Bernd të hynte brenda dhe më pas u ul pranë meje. Dukej sikur e njihja nga një jetë e kaluar”,- tha ajo.

Një muaj më vonë, apartamenti i Bernd u dogj, sepse laptopi i Julias shpërtheu dhe kjo gjë i afrojë edhe më shumë.

Por, më vonë Julia njohu një burrë tjetër në punë dhe nuk u kthye për dy muaj tek Bernd. Në shkurt të 2019, ajo erdhi tek ai dhe që prej asaj kohe, nuk janë ndarë më kurrë.

I pyetur se çfarë e tërheq tek Julia, Bernd tha:

“Pamja e saj fizike më tërhoqi shumë në fillim, por gjërat shpejt u thelluan dhe në një fushë të gjerë të bukurisë së brendshme”.

Ndërkohë, Julia thotë se nuk ka “vetëm një gjë” që ajo do tek ai, por “tërë qenia e tij”.

Por ndërsa në pjesën më të madhe, çifti e harron plotësisht diferencën e moshës, ata pranojnë se ndonjëherë ka gjëra që ua kujtojnë.

Përsa i përket pasjes së një fëmije me Julia-n, Bernd tha se nuk frikësohet të jetë babai i fëmijës së saj, por do të shohë se çfarë do t’u sjellë e ardhmja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP