Tre mësues të Gjimnazit “Haxhi Qehaj”, në Rrogozhinë janë testuar pozitivë me COVID-19.

“Panorama” mëson se në pritje të përgjigjes së tamponëve janë edhe 13 mësues të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me kolegët.

Numri i personave që testohen pozitivë vijon të rritet në Shqipëri, ku vetëm në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 273 persona. Kështu numri it ë infektuarve në total ka shkuar në 16,774, ndersa ai i viktimave në 448, pasi pesë pacientë që e humbën betejën me virusin ditën e sotme.

Fatmiresisht e kane fituar betejen me virusin ne 24 ore, 44 persona, duke e cuar keshtu ne total numrin e te sheruarve ne 10,001.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP