Gradualisht, në gjithë Europën tifozët rikthehen gradualisht në stadium.

Pas një mungese të stërzgjatë prej pandemisë që ka pushtuar mbarë globin, më në fund u zhvillua një ndeshje e Kombëtares sonë me spektatorë. Edhe pse në transfertë, Lituani-Shqipëri u zhvillua me dyer të hapura. UEFA ka vendosur që të lejohen vetëm 30% e kapacitetit në çdo impiant, gjë që ndodhi edhe në ndeshjen e kuqezinjve të cilët barazuan 0-0 në Ligën e Kombeve.

Ajo që bëri përshtypje në stadiumin në Vilnius, ishte distancimi i munguar. Hapësirë kishte me bollëk, por njerëzit u panë ngjeshur me njëri-tjetrin. Ndonëse vendimi final i takon qeverisë së vendit tonë, nuk përjashtohet mundësia që në ndeshjet e nëntorit edhe sportdashësit kuqezinj të shohin më në fund futboll, pasi urdhëri nga UEFA ka dalë tashmë. Gjithsesi, duke ditur “dashurinë” që kjo qeveri ka për popullin, nuk është çudi që mos i lejojnë tifozët. Të presim e të shohim çdo ndodhë në nëntor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP