Gjobat e vendosura për mosmbajtjen e maskave deri në në orën 20 të mbrëmjes së sotme kanë shkuar në 709.

Ndërkohë Policia e Shtetit njofton se ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Deri më tani numri i gjobave të vendosura është si vijon: Tiranë 209, Durrës 105, Fier 44, Vlorë 36, Elbasan 68, Berat 36, Korçë 48, Shkodër 53, Kukës 17, Lezhë 16, Gjirokastër 42, D.ibër 35

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP