Alban Bushi në fund të miqësores me Tiranën foli për lojën e skuadrës së tij. Trajneri i Shpresave u tregua i ashpër me disa nga futbollistët e tij.

“Thjesht zgjodhëm një ekip, mund të ishte dhe një ekip tjetër, jo se patëm një zgjedhje personale. Mendoj se u realizua qëllimi që patëm në këto dy ndeshje miqësore. Patëm lojtarë që na pëlqyen, pa përmendur emra konkretë, por ka dhe nga ata lojtarë që duhet t’ia vënë gishtin kokës, pasi përfaqësojnë ekipin kombëtar dhe Shqipëria ka mjaft talente të tjera.

Për këta lojtarë nuk kanë shumë rëndësi statistikat, se sa gola ke shënuar apo sa ndeshje ke luajtur, nëse ti nuk jep maksimumin atëherë nuk ka vend për të tillë lojtarësh. Vëmendja ime nuk ishte tek ata lojtarë të datëlindjes `98, pasi vitin e ardhshëm ata digjen.

Më shumë jam përqendruar tek ata lojtarë më të rinj, të datëlindjeve 2001-‘02, që na vijnë në Kombëtaren e Shpresave. Megjithatë, ne kemi pasur edhe disa mungesa, por gjithsesi jam i kënaqur dhe me këta lojtarë që aktivizuam. Kjo ndeshje i vlejti shumë ekipit në prag të ndeshjes që kemi me Kosovën”, tha Bushi.

PANORAMASPORT.AL

p align=’center’>Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP