Detaje të reja mësohen në lidhje me 65-vjeçarin Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, që mbrëmjen e djeshme vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga dritjarja e katit të katërt të spitalit “Shefqet Ndroqi” aty ku ishte shtruar e po kurohej për Covid 19.

Mira, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani duket se e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike, por sot gazetarja Aurora Golemi mëson edhe detaje të tjera për këtë pacient.

Advertisements

Burime nga spitali, i kanë konfirmuar se 65-vjeçari ishte kuruar edhe për depresion. Ndonëse e kishte kaluar fazën e rënduar, nuk dihet se si situata ka agravuar duke e çuar drejt aktit të rëndë të vetëflijimit. Ndërsa hetimet për rastin vijojnë, nga vetë spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka ende një reagim.

Po sot Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dy rastet e vetëvr asjes së pacientëve me Covid 19, për akuzat e shkaktimit të vetëv rasjes dhe mjekimit të pakujdesshëm.

Një ditë më parë “BalkanWeb” publikoi telefonatën e këtij pacienti me fqinjin e tij ku ankohej për ato që kishte parë në spital, telefonatë e cila tregonte për gjendjen e tij të rënduar psikologjike.

Advertisements

Gazetari Enver Doçi zbardhi bisedën që vik tima, njëherësh vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij. Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Gjatë bisedës shprehet i tron ditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP