Pak ditë më parë, mediat raportuan se Phil Foden dhe Manson Greenwood thyen rregullat anti-Covid në Islandë në ndeshjen e Anglisë kundër kombëtares.

Sipas “Icelandic” dhe mediave të tjera, futbollistët e akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit islandez, Reykjavik, futën brenda dy vajza për të festuar pas ndeshjes.

Advertisements

Ata i kishin takuar vajzat fillimisht në një ambient jashtë hotelit, larg nga vendi ku po qëndronte skuadra.

Përveç përjashtimit, sulmuesi i Manchester United dhe mesfushori i Manchester City, janë gj obitur nga policia lokale me 1,500 euro secili.

Sipas “Daily Mail”, vajzat kanë folur së fundmi dhe kanë treguar se si janë takuar me dy yjet e Anglisë në internet.

Advertisements

Modelja Nadia Sif Sindal Gunnarsdottir, 20 vjeç, i tha “Mail Online” se kishte biseuar me yllin e Manchester United, Greenwood, 18 vjeç, para se ai dhe Foden të vizitonin Islandën.

Thuhet se në të vërtetë ata kanë komunikuar me 4 vajza, të cilat do t’i fusnin në hotel, ndërkohë që duhej të izoloheshin, por jo të gjitha vajzat shkuan atje.

Futbollistët u takuan vetëm me Nadian dhe me kushërirën e saj, Laura Clausen, një studente 19-vjeçare e drejtësisë.

Vajzat pretenduan se nuk kishin dëgjuar kurrë për 20-vjeçarin Foden, para se ta takonin, por të katërt e kishin kaluar natën bashkë. Foden është i martuar dhe baba i një djali 2-vjeçar.

Kur u pyetën se sa të afërta qenë me futbollistët atë mbrëmje, Nadia nuk pranoi të komentonte, por tha vetëm se “ata ishin zotërinj të përsosur”.

“Ne u njohëm në internet. Unë bisedova me Mason për disa ditë para se të vinin në Islandë. Ata nuk i prenotuan dhomat. Ne i pronotuam dhe paguajtëm vetë,”- tha ajo.

Njëra nga vajzat, Anita Gunnarsdottir, pranoi se ishte filmuar duke flirtuar me lojëtarët bashkë me një shoqe, por këmbënguli se kishte vendosur të mos shkonte në hotelin e tyre.

“Unë nuk i takova. Unë nuk jam një nga vajzat që shkuan në hotel,”- tha ajo. Sot, Nadia kërkoi falje për incidentin, duke thënë se “ndihej shumë keq”.

“Më vjen shumë keq për ta dhe kurrë nuk kam dashur t’i vë në pozitë. Por ne nuk e dinim që ata ishin të karantinuar, ndryshe nuk do të shkonim t’i takonim. Ne as nuk e dinim kush ishte Phil. E pyeta atë kush ishte. Unë nuk e pëlqej futbollin dhe nuk e ndjek aspak. Ne as nuk e dinim që Manson luajti për Man United,”- pranoi ajo.

“Që atëherë nuk kemi folur me ta. Ne nuk duam t’i ndërpresim, sepse po kalojnë shumë gjëra tani. Ata nuk na kanë kontaktuar. Kaluam një natë të mirë, sigurisht. Të katërt kaluam kohë së bashku dhe u njohëm. Ata ishin vërtet djem të mirë,”- shtoi ajo.

“Ata ishin thjesht të rinj. Të gjithë bëjmë gabime. Ata na trajtuan vërtetë mirë. Ata ishin zotërinj. Djema vërtet të mirë,”- shtoi Lara.

Sot, menaxheri i Anglisë konfirmoi se dyshja do të udhëtojë vetëm drejt shtëpisë, pa pjesën tjetër të ekipit. Të dy futbollistët thyen rregullat e vendit pritës dhe të UEFA-s, duke mos u izoluar për 14 ditë.

Vajzat, të cilat u ftuan nga dy futbollistët, kishin postuar në llogaritë e tyre në Snapchat.

Sipas një burimi, njëra nga vajzat kishte shkruar: “Një e dielë e zakonshme me ne. Ajo po prenotonte një hotel për të takuar kë?,” ndërsa tjetra i përgjigjet: “Mason Greenwood, jam e stresuar. Shumë e stresuar”.

Duke folur për një gazetar, njëra nga vajzat sqaroi: “Nuk kishim asnjë ide në lidhje me këto rregulla, ata kurrë nuk na thanë se ishte e ndaluar të bënim foto. Ne ua kemi dërguar atyre dhe i kemi vënë në dijeni, por ata nuk e kanë hapur ende mesazhin”.

Ajo shtoi: “E vetmja gjë që mund të them është se kam qenë duke komunikuar me njërin prej tyre për disa ditë. Nuk do të them se ku”.

Ndërkohë, vajza tjetër tha: “Nuk duam të diskutojmë për këtë, nuk duam t’i fusim ata në telashe”. Vajzat insistuan se fotot janë parë vetëm nga “miqtë e ngushtë”.

Raportet tregojnë se dikush ua ka punuar pas shpine, pasi i ka publikuar fotot për të gjithë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP