Një kalim me hapa gjigandi për Vedat Muriqi në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar që dikur ka qenë pjesë e Teutës, ka kaluar shumë momente të vështira në vitet e mëparshme. Për të kaluar me ekipet e vogla në Turqi dhe në momentin kur askush nuk besoi se do të shkonte larg, erdhi edhe shpërthimi i këtij lojtari.

Golat e shumtë te Rizespori i dhanë një shans të madh Muriqit, ku menjëherë do të fitonte vëmendjen e Fenerbaces. Edhe në këtë aventurë tregoi aftësitë e tij, duke bërë diferencën te gjigandët e Turqisë. Vetëm pak minuta më parë është Lacio që zyrtarizon afrimin e Muriqit, atje ku ka pozuar edhe me logon e klubit.

Advertisements

Një numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve kanë qenë në këtë moment për të shkëputur pamjet e fundit dhe njëkohësisht për të komunikuar me sulmuesin shqiptar që merrë kështu një mundësi të artë për të lënë gjurmë në elitën e Europë, falë edhe një besimi të madh që i vjen nga Igli Tare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP