India ka regjistruar 94.372 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke vendosur një rekord për vendin.

Kështu, numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 4 milionë e 700 mijë, duke e bërë Indinë një nga shtetet më të prekura nga COVID-19.

Advertisements

Ndërkohë në 24 orët e fundit u shënuan edhe 1114 viktima, me numrin e përgjithshëm të të vdekurve që shkon në 78.586.

Shifra më e lartë e të infektuarve u shënua në rajonin Chhattisgarh, ku rezultuan pozitiv me koronavirus 8204 persona.

Gjatë një konference për gazetarë, kryeministri rajonal i këtij vendi, Uddhav Thackeray, u bëri thirrje banorëve që të përdorin maska dhe ta respektojnë distancën sociale.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP