Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, për t’iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta të publikut, si edhe pë të dhënë një pasqyrë për situatën e Covid-19. Ndër të tjera, Pipero ka treguar nëse ekziston ndonjë mundësi që Shqipëria t’i nënshtrohet një karantinimi të dytë.

Ai beson se kjo gjë nuk do ndodhë dhe është kundër.

Advertisements

“Unë kam qenë dhe do të jem kundër një mbylljeje të dytë, kundër një karantinimi të dytë, edhe pse situata të veçanta jo të zakonshme nëpër qarqe, rajone apo qytete të ndryshme mund të jenë jashtë të mundurës, por unë jam kundër mbylljes. Unë nuk e quaj zgjidhje dhe do jem kundër saj deri sa kohë të pyetem, apo të mund të flas. Nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Unë nuk besoj se do të shikohet një karantinim apo një mbyllje e dytë si zgjidhje dhe nuk e besoj të ndodhë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP