Robert Berisha po e përkrah ish-gruan e tij
Këngëtari Robert Berisha ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram një sekuencë nga kënga e fundit e ish-gruas së tij, Nora Istrefit në bashkëpunim me Butrint Imerin.
Advertisements
Roberti ka zgjedhur pjesë nga kënga ku shihet Nora, madje ai e ka etiketuar këngëtaren në videon që ka shpërndarë.
Duket se Nora e ka vlerësuar gjestin e Robertit, duke e rishpërndarë kështu videon në InstaStory-n e saj.
Edhe pas ndarjes, Roberti po vazhdon përkrahjen ndaj Norës.
Advertisements
Madje në shumë intervista ai kishte deklaruar se pavarësisht të gjithave, Nora është nëna e vajzës së tij dhe ata do të kenë çdo herë një raport të mirë./Express
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!