Prej ditësh po flitet për një parti të re të krijuar nga opozita parlamentare. Deputetët Halit Valteri dhe Myslim Murri kanë publikuar logon e partisë së tyre të re që quhet, Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Njoftoi krijimin e partisë së re, Rudina Hajdari bën publik

Ndërkohë ende nuk dihet me siguri nëse edhe deputetja Rudina Hajdari është pjesë e të njëjtës parti, pasi edhe ajo ka lajmëruar se gjatë muajit shtator do të bëjë publike partinë e saj. Rudina iu ka bërë ftesë gjithë të rinjve që t’i bashkohen.

Madje sot Rudina ka publikuar në rrjetet sociale edhe disa mesazhe që i kanë ardhur nga të rinj që duan t’i bashkohen partisë së saj.

Mister mbetet ende nëse është apo jo ende pjesë e së njëjtës parti me Murrizin dhe Valterin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP