Moderatorja Dojna Mema publikon mjaft foto dhe video të ndryshme në rrjetin e saj social me Mikelën, motrën e saj.

Për shkak të këtyre postimeve, Mikela ka fituar simpatinë e fansave të moderatores. Në një video të fundit që Dojna ka publikuar të së motrës, një ndjekëse i ka krahasuar ato të dyja bashkë.

“Oh, sa zë të ëmbël dhe të bukur ka! Mos u bëj xheloze, por është më e mirë se ti”, shkruan ndjekësja në videon ku Dojna shfaqet duke filmuar të motrën.

Por Dojna ka reaguar dhe ka shkruar se nuk e kupton arsyen pse duhet të bëhen këto lloj krahasimesh.

“Besoj se pas atyre që pyesin virgjërinë, vendin e dytë për injorancën e zënë këta që bëjnë krahasime me motër-motër, mam-gocë dhe komentojnë ‘Mos u bëj xheloze!’” “Ose shprehja më injorante që ekziston është: ‘Më mirë e oma se e bija’, ka shtuar ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP