Sipas “The Sun”, Hajar Al Fahad, 26 vjeç, filloi të bisedonte me Fatima Al Shatti, gjatë kohës që po udhëtonin nga London Paddington drejt Cardiff Central.

Më pas, nëna mori valixhen blu, e cila kishte veshje të shtrenjta dhe shumë bizhuteri, përfshirë një çantë dore “Channel”, orë dore, gjerdanë, vathë, byzylykë dhe unaza ari.

Advertisements

Vik tima e kuptoi që valixhja e saj ishte vjedhur vetëm kur arriti në destinacionin e saj.

Fatima e vuri re që gjatë bisedës nëna e dy fëmijëve kishte tërhequr valixhen me shumë kujdes dhe e kishte vënë mbi të sajat.

Për më tepër, gjatë bisedës, Al Fahad filloi të fliste sikur ishte e pasur vetë dhe madje kishte edhe një pastruese.

Advertisements

Por, që të mos binte në sy, ajo zbriti para destinacionit drejt të cilit ishte nisur, në mënyrë që gruaja të mos e vinte re që valixhja i mungonte.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2018, periudhë gjatë së cilës policët ranë në gjurmët e Al Fahad nëpërmjet blerjes së një bilete që ajo kishte bërë.

Më vonë, ata gjetën edhe sendet e vjedhura që arrinin vlerën e 76,559 paundëve.

Por kur e morën në pyetje, ajo pretendoi se valixhja i përkiste asaj dhe sendet që kishte brenda ishin të falsifikuara.

Pas kontrollit të telefonit të saj, policët zbuluan se kishte bërë edhe foto me veshjet dhe bizhuteritë e shtrenjta që kishte vj edhur.

Al Fahad u dën ua me 8 muaj b urg dhe u detyrua të bëjë 150 orë punë pa marrë pagesë, pasi e pranoi vjedhjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP