LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain looks on as Paris Saint-Germain walks the pitch on the eve of their UEFA Champions League Match against Liverpool at Anfield on September 17, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Mark Robinson/Getty Images)

Sipas “Times”, Kylian Mbappe ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që dëshirojnë të largohet verën e ardhshme

PARIS– Kylian Mbappe drejt largimit nga PSG. Sulmuesi francez synon t’i japë fund marrëdhënies së tij me klubin parizien, arsye kjo që shpjegon refuzimin e tij për të diskutuar rinovimin e kontratës, që i skadon në fund te sezonit 2021-2022.

Advertisements

Sipas “Times”, Kylian Mbappe ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që dëshirojnë të largohet verën e ardhshme, kështu që, për të mos e humbur me parametër zero, duhet të dëgjojnë ofertat dhe të pranojnë më të mirën për të. Në të kundërt, do ta humbin në verë të vitit 2022 pa përfituar qoftë një qindarkë
Të gjithë e dinë që Mbappe është dëshira e madhe e Real Madridit dhe se marrëdhënia e dashurisë midis sulmuesit dhe klubit madrilen është publike, megjithatë priten sulme nga klube të tjera të mëdha, veçanërisht nga ato të Manchesterit, pa harruar Barcelonën, që do të kërkojë një trashëgimtar ideal për Lionel Messin, që verën e ardhshme nuk do të mund ta pengojë kush për t’u larguar nga “blaugranat”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements