Infermieri që humbi jetën ditën e sotme si pasojë e Covid-19, është Pëllumb Maletaj, 63-vjeç me origjinë nga Tropoja.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se ai ushtronte detyrën e infermierit në spitalin e Tr aumës në Tiranë, ndërsa vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Advertisements

“Betejën me virusin e rre zikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Tra umës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, njoftoi MSH.

Burime bëjnë me dije se Maletaj nuk rezulton të jetë inf ektuar gjatë ushtrimit të detyrës pasi në pavijonin ku ai shërbente nuk ka pasur pacientë apo kolegë të prekur nga Covid-19.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP