Ditën e sotme Ministrja e Arsimit është larguar nga posti që mbante, duke ia komunikuar largimin e saj edhe kryeministrit Rama.

Ajo e kishte paralajmëruar prej ditësh se nuk do të ishte më pjesë e politikës shqiptare dhe nuk do të merrte pjesë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por largimi i saj kaq herët ka qenë i papritur.

Advertisements

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Rama e ka zëvendësuar Shahinin me deputeten e Elbasanit, Evis Kushi.

Por kush është Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi?

Ajo ka lindur në Elbasan më 7 tetor 1975, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi.

Advertisements

Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ndërsa në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Evis Kushi ka një përvojë të gjatë punë në universitet, pasi nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni, ndërsa në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Mandatin e aprë si deputete Kushi e ka marrë në qarkun e Elbasanit në vitin 2013, ndërsa aktualisht është edhe anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Kryeministri Rama në prezantimin paraprak të ministres së re të Arsimit është shprehur se është i sigurt se Kushi nuk ka plagjiaturë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP