Të paktën 3 persona kanë vde.kur në 24 orët e fundit dhe 70 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

KOSOVË– Të paktën 3 persona kanë vde.kur në 24 orët e fundit në Kosovë për shkak të koronavirusit, ndërsa janë regjisttruar edhe 70 raste të reja.

Advertisements

Ky lajm është bërë me dije nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku ndër të tjera ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 122 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 11.2752.

Ndërkohë me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka shkuar në 14.566 raste, ndërsa numri i vik.timave deri më tani ka arritur në 589 që prej fillimit të shpë.rthimit.

Postimi i Plotë Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës:

Advertisements

122 TË SHËRUAR DHE 70 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vde.kjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP