Ndoshta nuk do ta besonit, por fjala më e kërkuar në Google është Messi. Mbiemri i futbollistit argjentinas ka lënë pas edhe fjalën më të përdorur të kësaj kohe “koronavirus”.

E ardhmja e Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli i sulmit kërkoi largimin nga Barcelona përmes një letre drejtuar klubit katalanas.

Gjithçka konfirmohet nga të dhënat e motorit më të madh kërkimor në botë, “Google”, sipas të cilit emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër.

Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” janë shtuar edhe më shumë, që në momentin kur futbollisti përdori këtë të fundit për të njoftuar Barcelonën se ka ndërmend të ndërpresë kontratën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP