Drejtoresha e kopshtit nr.13 në Elbasan është infektuar me Covid-19. I gjithë stafi i këtij kopshti është karantinuar deri në marrjen e tamponëve. Askush nga personeli nuk ka shfaqur simptoma dhe mësohet se drejtoresha nuk ka frekuentuar ambientet e kopshtit prej disa ditësh.

Ky kopsht ka rreth 100 fëmijë dhe një staf prej 11 edukatoresh dhe ndodhet ngjitur me një çerdhe dhe shkollën e muzikës në qendër të qytetit. Qyteti i Elbasanit ka aktualisht 232 raste aktive, ndërsa 21 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP