Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Durrës.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit pak më parë janë plagosur babë e bir, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Sipas uniformave blu, autori i plagosjes është shtetasi A. Ll., i cili ka qëlluar nën efektin e alkolit dhe është larguar nga vendngjarja.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas nje konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zones për kapjen e tij.

Advertisements

Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit./balkanweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP