Mjeku Erion Dasho, ka folur për sigurinë e fëmijëve me fillimin e vitit të ri shkollor.

Në një intervistë për emisionin A2 ai ka thënë se fëmijët janë të sigurt brenda shkollës, por si pas tij rreziku janë prindërit që rrinë të grumbulluar pas gardhit të shkollës.

Advertisements

“Brenda shkollës ka siguri. Edhe nëse preken fëmijët, mundësia për ndërlikime në shëndetin e tyre është shumë e vogël.

Unë do të isha i qetë për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve. Por, në mjedisin shqiptar, shkolla ndodhet në një vend me transmetim komunitar, ku ka me dhjetëra, mijëra persona të padiagnostikuar, pasi në Shqipëri nuk testohet.

Në Gjermani masat nuk merren sa për sy e faqe. Nuk ka grumbuj prindërish pa maska nëpër shkolla. Nuk është shkolla rreziku, por prindërit që rrinë grumbull pas gardhit të shkollës dhe që çojnë fëmijët në shkollë me transport publik pa maska dhe pa distancë”, tha Dasho.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP