Familjarët e Eva dhe Endrit Dumani, të cilët ndodhen në Siri, kanë organizuar sot një protestë përpara kryeministrisë, në mbështetje të të cilëve janë edhe disa qytetarë.

Me pankarta në duar, ata kërkojnë që shtetit të marrë masa dhe të rikthejë fëmijët pranë familjeve të tyre.

Advertisements

Ndërkaq policia u kërkon të shpërndahen, pasi protestat dhe grumbullimet janë të ndaluara në kohë pandemie.

Endrit dhe Eva Dumani janë dy fëmijët e mitur nga Tirana, të cilët prej rreth 6 vitesh ndodhen në zonën e luftës në Siri.

Prej shumë kohësh për ta është kujdesur gjyshja e tyre Mentije Dumani, por ajo ndërroi jetë pak ditë më parë në kampin Al-Holn. /noa

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP