Vijojnë tensionet në uzinën e Ballshit. Policia ka hedhur spraj për shpërndarjen e naftëtarëve, pasi këta të fundit kanë çarë kordonin e efektivëve. Ndërkohë, gjatë përplasjes dy protestues kanë humbur ndjenjat.

Këta të fundit janë është nisur me urgjencë drejt spitalit. Kanë qenë naftëtarët e tjerë që i iu dhanë ndihmën e parë, teksa i ngritën peshë dhe i nisën me urgjencë drejt spitalit.

Advertisements

Pas përpla sjeve, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj doli në një deklaratë përpara naftëtarëve. Ai tha se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpë rthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

Protesta e naftëtarë ka nisur mëngjesin e sotëm. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP