Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të qytetit bregdetar të Vlorës.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga afër Novoselës. Autopmjeti, pas aksidentit, u nxorr nga një traktor. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se viktima është Fatos Hoxha.

Advertisements

Për pasojë, një person ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth ores 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit shtetasi F.H., 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./balkanweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP