Trukimi i ndeshjeve në futboll vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues, ndonëse instancat më të larta të qeverisë së futbollit janë mundur të luftojnë për të zhdukur sa më parë trukimin e ndeshjeve. Së fundmi, FIFA ka ndërtuar aplikacionin në mënyrë që futbollistët të raportojnë fiksimin e ndeshjeve. Aplikacioni quhet “Butoni i kuq”, i cili është në pronësi të Unionit Botëror të Lojtarëve FIFPRO, do t’u shpërndahet futbollistëve në të gjithë botën përmes sindikatave kombëtare.

Ky aplikacion i ri plotëson mjetet ekzistuese të raportimit të vendosura nga FIFA dhe informacioni i marrë përmes kësaj platforme do të hetohet nga departamenti i integritetit të organit qeverisës botëror të futbollit. Agjencia Europol raportoi në gusht se futbolli është sporti më i shënjestruar nga strukturat kriminale të përfshira në trukimin e ndeshjeve.

Advertisements

Aplikacioni thuhet se siguron edhe anonimatin e denoncuesit. Drejtori ligjor i FIFPRO, Roj Vermer, në lidhje me këtë risi u shpreh: “Ne kemi besim se kjo do të forcojë dorën e futbollit dhe autoriteteve publike në luftën kundër trukimeve të ndeshjeve”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements