Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë të shtunë në Izrael. BBC ka publikuar një video ku shihet një dron, i cili lëshon mbi qytetin e Tel Aviv ka.nabis të ndarë në doza.

Qytetarët kishin vënë re se mbi kokat e tyre fluturonte një dron, por më pas ata panë se nga mjeti fluturues u lëshuan disa dosa me kan.abis sativa. Policia ka nisur hetimin për ngjarjen dhe shprehet se pas saj fshihen disa aktivistë që kërkojnë legalizimin e kësaj dr.oge.

Advertisements

Në mediat sociale grupime të ndryshme janë shprehur se do të furnizojnë qytetarët me kan.abis falas. Po ashtu mësohet se në Izrael lejohet përdorimi i kan.abisit mjekësor, por ende është i ndaluar përdorimi rekreativ.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements