Mesa duket regjisori i njohur Altin Basha është larguar përfundimisht nga “Top Channel” pas shumë vitesh punë si regjzor i “Portokalli”. Raportohet se ai ka nënshkruar një marrëveshje me “AbcNews”, edhe pse më herët e ka mohuar vetë një gjë të tillë. Ndërkohë me ikjen e Bashës duket se edhe emisioni i humorit që ai drejton do të “shkrihet”, pasi disa prej protagonistëve të tij do ta ndjekin në televizionin e ri.

Sipas “Newsbomb” i radhës që do largohet nga “Portokalli” është aktori dhe moderatori Salsano Rrapi. Shkak për ikjen e tij besohet se janë bërë mosmarrëveshjet me administratën e Top Channel. Po ashtu ditën e djeshme Salsano ka publikuar një foto krah Altin Bashës në Instagram ku shkruan:

“Rubrika thashetheme 2. Ja dhe këto 2 pune morën fund”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP