Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.253 testime dhe janë regjistruar 98 raste të reja (140 dhe) me coronavirus.

Prej rasteve të reja 17 janë në Shkup, 13 Kumanovë, 11 Prilep, Tetovë 10, Strugë 5, Veles 2, Manastir 1, Ohër 3, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 7, Strumicë, Kriva Pallankë, Vinicë, Dellçevë, Sveti Nikole dhe Resnjë me nga 2 raste si dhe me nga 1 rast në Berovë, Probishtip dhe Makedonski Brod.

Advertisements

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën dy persona. Një pacient nga Ohri (54) dhe një paciente nga Radovishi (51).

Deri tani në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 15.791, ndërsa prej tyre 13.184 janë shëruar dhe 648 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 1.959 raste aktive me Covid-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP