Ambasada e SHBA në Shqipëri ka dhënë detaje në lidhje me vaksinat që Shtetet e Bashkuara po financojnë në luftën kundër COVID.

Sipas ambasadës, 3 vaksinat e dinancuara nga SHBA kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.

Advertisements

Sipas ambasadës, dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë.

“Tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria. Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Ëarp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë”, thuhet në njoftimin e ambasasës së SHBA.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP