Për Alketën parashikohet një hapësirë ​​vetjake, të cilën prezantuesja do të mund të shfrytëzojë sipas dëshirës, ​​brenda njërës nga 5 mbrëmjet e Festivalit.
ITALI– Alketa Vejsiun me siguri do ta shikojmë në Sanremo 2021, të paktën kështu shkruan e përjavshmja ‘Chi’ këto ditë. Në faqet e revistës lexojmë se prezantuesja shqiptare do të kthehet në Festival vitin e ardhshëm me një rol të sajin ende të pazbuluar.

Dhe jo në krah të Amadeos, por për Alketën parashikohet një hapësirë ​​vetjake, të cilën prezantuesja do të mund të shfrytëzojë sipas dëshirës, ​​brenda njërës nga 5 mbrëmjet e Festivalit.

Advertisements

“Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë në mesin e aktorëve edhe në edicionin tjetër, me një rol të vetin”, lexohet në faqet e së përjavshmes Chi- shkruan Optimagazine.Ende nuk bëhet e ditur se cli do të jetë roli i Alketës në festivalin e ardhshëm të Sanremos në vitin 2021, por e sigurt është që moderatorja po ‘korr’ suksese të mëdha edhe jashtë vendit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements