Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të Beratit, ku një automjet tip Benz,me targa AA 852 VH,në të cilin udhëtonin 2 vajza është përp lasur me mjetin tip Golf,me targa AA 308 YR.

Si pasojë ka ngelur e pla gosur pasagjerja B.M, që udhëtonte në mjetin tip Benz së bashku me shoqen e saj J.T, ndërsa dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve hetimore, mësohet se ka qënë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP