Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se PS në jug ka rezultat spektakolar, ndaj dhe luan në mbrojtje, ndërsa në veri luan në sulm.

“Në jug luajmë në mbrojtje, se kemi rezultat spektakolar. Në veri luajmë në sulm, pasi hapet loja në Dibër për 3/2. Hapet loja në Kukës, ku ishim 1/2 për ata dhe tani kemi bërë punë të shkëlqyer në Tropojë, por edhe në Kukës. LSI sot është e rreshtuar me humbësin”, tha Veliaj.

Advertisements

Mes të tjerash, kryebashkiaku u pyet edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar në media se Ilir Meta do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në përgjigjen e tij, Veliaj tha se “S’kam asnjë koment, argëton më shumë kalemxhinjtë nëpër tavolina. E kuptoj që edhe presidenti mund të na ishte bashkuar me një koli ushqime gjatë pandemisë, por këto filma nuk kanë asnjë rëndësi. E kuptoj kur të jetë një propozim konkret, por historia me batuta është komplet e dalë mode”.

Mendoni se mund t’i humbisni zgjedhjet nesër?
Jemi njerëz të tokëzuar, me këmbë në tokë. PS me drejtimin e Ramës ka një dyfishim të votuesve. Shqiptarët nuk kanë nevojë të vishen më me të zeza.

Advertisements

Meta thotë se mund të bëhet sërish president Berisha?
Nuk hyj tek ata njerëz që bëjnë batuta. Janë njerëz që i ndajnë me twit votat, kanë humbur kontaktet me realitetin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP