Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet e shumta që janë hapur në vend për sa i përket zgjerimit të Greqisë me 12 milje në det.

Kryeministri Edi Rama ka folur për TCH, pas lajmit të bujshëm se Greqia do të marrë 12 milje nkufi detar.

Rama, duke folur për këtë cështje nga Vjena tha se nuk është e vërtetë që Greqia po i gllabëron Shqipërisë milje detare.

Sipas Ramës, deklarata e bërë nga ana e Mitsotakis në parlamentin grek nuk ka asnjë lloj lidhje me marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

“Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet. Sepse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë. Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982. Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990.

Edhe Shqipëria është shtrirë. Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. Nuk ka lidhje me Marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot. Askush , as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty.” tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP