Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Malin e Zi prodhuan debat edhe në Shqipëri, pasi kryeministri Edi Rama dje shpërndau një video-mesazh në mbështetje të presidentit Gjukanoviç, ndërsa sot në një tjetër mesazh, ai u kërkoi shqiptarëve që të votojnë për listën shqiptare.

Por përse e bëri mesazhin mbështetës për Gjukanoviç? Këtë e shpjegoi vetë Rama ditën e sotme.

“Ne kemi bërë përpjekje për të bashkuar faktorët atje dhe ministri në detyrë Gent Cakaj sot ka punuar me faktorin shqiptar.

Nëse do u bëja thirrje shqiptarëve për të mos votuar për listën shqiptare mesazhin do ta bëja shqip, sikur e bëra sot.

Ai ishte mesazh i kërkuar si kontribut nga partia simotër socialdemokrate e Presidentit Gjukanoviç dhe ishte bindja ime dhe mesazhi për shqiptarët ishte i sotëm për të votuar për listën shqiptare.

Mesazhet janë komplementare sepse partneriteti i shqiptarëve me Gjukanoviç dhe lidershipi i presidentit për Malin e Zi është me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe vetë Shqipërinë” tha ai për Tv Klan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP